Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt një dasme gjigante në New York, me festime dy-ditore në Madison Square Garden dhe deri në 1,000 të ftuar

Dasma e shumëpërfolur e Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të shndërrohet në një ngjarje madhore disa-ditore në qendër të New York-ut, ndërsa dalin vazhdimisht detaje të reja mbi organizimin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshja e famshme po mendon ta zhvillojë ceremoninë festive në Madison Square Garden, arenën ikonike të njohur në mbarë botën për koncertet dhe ngjarjet e mëdha sportive.

Të lidhura

None found

Nëse raportimet e para përmendnin një pritje luksoze më 3 korrik, informacione të reja tregojnë se aktivitetet mund të shtrihen përtej një dite të vetme. Sipas këtyre burimeve, më 2 korrik parashikohet të mbahet një event më i rezervuar, me rreth 100 të afërm dhe miq shumë të ngushtë të çiftit.

Një ditë më pas, më 3 korrik, pritet të zhvillohet festa kryesore, shumë më e madhe në përmasa, ku lista e të ftuarve mund të shkojë deri në 1,000 persona. Sipas mediave, ceremonia mund të shoqërohet edhe me performanca live dhe elemente spektakolare, duke i dhënë gjithë ngjarjes pamjen e një showbiz-i të vërtetë.

Dyshimet se vendi i përzgjedhur është Madison Square Garden janë shtuar edhe më shumë pas dokumenteve dhe lejeve të paraqitura për bllokimin e rrugëve rreth arenës nga 2 deri më 4 korrik, si edhe pas kërkesave për hapësira të mëdha për tenda, struktura dhe automjete të organizimit.

Burime pranë përgatitjeve bëjnë të ditur se autoritetet e New York-ut po e marrin seriozisht mundësinë e një eventi të madh të lidhur me Taylor Swift në këtë hapësirë. Madje, një zyrtar lokal i ka thënë New York Times se ambienti është bërë gati për “evente dasmash” gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, është raportuar se disa lojtarë të Kansas City Chiefs, skuadra ku aktivizohet Travis Kelce, kanë rezervuar dhoma në një prej hoteleve më të njohura të Manhattan-it, në pritje të ceremonisë.

Sipas burimeve të Daily Mail, çifti ka vendosur ta “përqafojë spektaklin” dhe ta kthejë këtë martesë në një festë me përmasa të mëdha, që mund të renditet mes eventeve më të komentuara të vitit.

Megjithatë, deri tani mungon një konfirmim zyrtar për hollësitë përfundimtare të ceremonisë, përfshirë numrin e saktë të të ftuarve dhe formatin final të saj, ndonëse pritshmëritë janë që të jetë një nga dasmat më të mëdha të showbiz-it ndërkombëtar.


Shtuar 26.06.2026 10:06

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet