SHBA ka nisur një seri sulmesh me natyrë hakmarrëse në Siri pasi tre ushtarë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me dron në një bazë ushtarake në Jordani të dielën.
Fox News ka raportuar se një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se sulmet ajrore kanë filluar në objektivat e Lindjes së Mesme nga “platforma të shumta”.
Uashingtoni fajësoi militantët e mbështetur nga Irani për sulmin në Kullën 22, pranë kufirit sirian.
Përgjigja e SHBA-së mund të formojë një “fushatë” duke përfshirë sulme dhe operacione kibernetike që zgjasin për javë të tëra, raportoi NBC News.
Nga ana tjetër Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar më herët se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi të SHBA-së.