Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka folur rreth vrasjes së 104 palestinezëve në një sulm ajror izraelit.
Ai thotë se nga pamjet ajrore është e qartë që situata është “e dhimbshme” dhe “kjo ju tregon se duhet të bëjmë më shumë për të siguruar asistencën humanitare”.
Miller thotë gjithashtu se “shumë palestinezë vdiqën sot”, raporton Skynews.
Zyrtari amerikan vazhdon duke thënë se Uashingtoni “po kërkon informacione” mbi incidentin.
Ndërkohë, me heret ka reaguar edhe Presidenti amerikan Joe Biden, cili ka pohuar se sulmi izraelit mbi palestinezët që ishin grumbulluar rreth kamionëve me ndihma do të komplikojnë bisedimet e paqes.
Ai më parë kishte shpresuar se një marrëveshje mund të arrihet midis Izraelit dhe Hamasit deri në fund të fundjavës.
Bisedimet po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, ku ndërmjetësues ishin SHBA-ja, Katari dhe Egjipti.
Ndryshe, Izraeli ka hedhur poshtë pretendimet se është fajtor për vdekjet e sotme në Gaza.