Bilanci i shpërthimeve të fuqishme në një strukturë ushtarake në Bolivi ka shkuar në gjashtë viktima. Në objekt ruheshin fishekzjarrë, granata dhe TNT të konfiskuara.
Ngjarja ndodhi të premten pasdite në Vyatka, qytet me rreth 100 mijë banorë, i vendosur rreth 30 kilometra larg kryeqytetit administrativ La Paz.
Të lidhura
None found
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur të dielën se ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën tre trupa të tjerë nga rrënojat. Mes gjashtë personave që kanë humbur jetën janë edhe tre ushtarë.
Autoritetet raportojnë gjithashtu se 84 persona janë plagosur, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.
Operacionet e kërkimit vijojnë në zonat e shembura, ndërkohë që ekspertët po analizojnë materialet dhe hapësirat e prekura, si edhe dëmet e shkaktuara në strukturat e objektit.
Ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, tha se disa pjesë të objektit ende duhet t’i nënshtrohen kontrollit nga ekspertët.
Shkaqet që çuan në shpërthime mbeten ende të paqarta.
