Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në distriktin Kaushambi, në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave, mes të cilëve tetë fëmijë, njoftoi policia.
Sipas mediave indiane, pjesa më e madhe e viktimave banonin në ndërtesa pranë fabrikës, të cilat u shembën pas shpërthimit.
Të lidhura
None found
Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Aksidentet në fabrikat e fishekzjarrëve janë të shpeshta në Indi dhe shpesh lidhen me shkeljen e rregullave të sigurisë.
Një tjetër shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, i ndodhur në mars në shtetin Maharashtra të Indisë perëndimore, la të vdekur 17 persona.
