Shpërthim pranë portit më të madh të Evropës, një viktimë dhe gjashtë të plagosur; policia hap hetimet

Një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën këtë të enjte nga një shpërthim pranë portit të Roterdamit, në Holandë.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:30 të paradites, sipas kohës lokale.

Sipas një zëdhënësi të Gunvor, kompanisë së madhe që tregton produkte energjetike, incidenti ndodhi teksa po kryheshin punime mirëmbajtjeje në një nga rezervuarët e saj të magazinimit. Kompania bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet lokale.

Policia ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Autoritetet deklarojnë se deri në këtë fazë nuk ka prova që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e sabotimit, por po verifikohen të gjitha skenarët.

Porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë, konsiderohet një nga pikat kryesore për importimin dhe ruajtjen e naftës bruto dhe karburanteve.

Në të njëjtën zonë ndodhet edhe impianti i Shell në Pernis, rafineria më e madhe e naftës në Evropë, e cila ka një kapacitet prej rreth 404 mijë fuçish në ditë. Aty operojnë gjithashtu rafineritë e kompanive BP, ExxonMobil dhe Vitol.

Shell njoftoi se shpërthimi nuk ndikoi në operacionet e kompanisë brenda portit.

Autoritetet portuale raportuan se as terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk u prekën. Megjithatë, të dhënat e ENTSOG pasqyruan një ulje të përkohshme të furnizimit me gaz nga terminali Gate LNG në Roterdam, pas së cilës u shënuan luhatje të flukseve.

Tregjet do ta ndiqnin me kujdes një pezullim afatgjatë të veprimtarisë, pasi terminali Gate përbën një nga qendrat kryesore të importit të LNG-së në Evropën veriperëndimore. Në prag të sezonit dimëror, rezervat e gazit në Holandë janë aktualisht të mbushura në nivelin rreth 40%, sipas Gas Infrastructure Europe.

Gjatë ditës u evidentuan disa ndërprerje të furnizimit me energji në pjesë të ndryshme të portit. Autoritetet e portit të Roterdamit sqaruan se këto ndërprerje nuk kanë lidhje me shpërthimin.


Shtuar 13.08.2026 17:11

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgamdom girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş