Një vajzë 20-vjeçare është goditur me armë zjarri pas një sherri mes dy grupeve të të rinjve në Itali. Të shtënat e kanë plagosur “gabimisht”, ndërsa ajo ishte ulur e qetë në një tavolinë. Ajo nuk ishte objektivi por ajo e gjeti veten në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Karabinierët tashmë janë në këkrim të një djalë 35-vjeçar shqiptar. Të shtënat me armë zjarri u regjistruan rreth orës një të natës të së shtunës në zonën Ferro di Cavallo, në komunën Pontine.
Një shqiptar dhe një rumun, fillimisht debatuan me njëri-tjetrin me fjalë, e më pas atmosfera u nxeh gjithnjë e më shumë pranë Barit Qendror. Debati pasoi pas një përplasjejeverbale që kishte nisur pak larg lokalit.
Të lidhura
None found
Sherri ka ndodhur kur dy djem të huaj janë përballur me njëri-tjetrin, të cilëve u janë bashkuar menjëherë shoqëruesit e tyre. Karabinierët e Sezze tani po hetojnë ngjarjen ndërsa kanë hapur pistat në lidhje me dominimin e territorit ose me probleme të vjetra. Pas goditjeve dhe grushtave, të dy grupet (rreth dhjetë veta gjithsej) u ndanë dhe, për rrjedhojë, gjithçka dukej se kishte marrë fund. Por më pas nisën të shtënat ku mbeti e plagosur 20-vjeçarja.
Plumbi goditi një mur dhe shkoi rikoshet, duke përfunduar me goditjen e Martinës, e cila ishte ulur me miqtë e saj dhe që nuk kishte asnjë lidhje me dy grupet kundërshtare. E reja u plagos në kofshë, ajo bërtiti dhe filloi të humbiste shumë gjak. Ndërkohë që të gjithë djemtë u larguan me vrap, urgjenca e 118 mbërriti dhe e dërgoi vajzën në urgjencë.
