Sërish në gjyq, por me pranga të veçanta/ Sulmoi brutalisht gjyqtaren, agresori në SHBA dënohet me 1 vit e 7 muaj burg

I pandehuri që sulmoi gjyqtaren gjatë një seance gjyqësore në Las Vegas është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg për veprën penale ‘tentativë për sulm’.

Agresori Deobra Redden u shfaq në gjykatë me një maskë që i ishte vendosur, ndërsa prangat e tij ishin me izolues specialë. Gjashtë oficerë ishin të gatshëm në seancë në rast se agresori do të tentonte sërish të kryente ndonjë sulm fizik.

Të lidhura

None found

Vendimin për dënimin e tij, e mori e njëjta gjyqtare, Mary Kay Holthus e cila u sulmua brutalisht nga ai në 4 janar të këtij viti. Më herët ai u dënua me 4 vite burg për një sulm me shkop bejsbolli.