Një cisternë është goditur këtë të enjte nga një raketë e paidentifikuar në juglindje të Omanit, ndërsa nga sulmi është dëmtuar ura e komandimit, sipas njoftimit të Qendrës së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Autoriteti britanik sqaroi se ngjarja u regjistrua rreth 7.5 milje detare në juglindje të Dahit, në Oman.
Të lidhura
None found
Në deklaratën e UKMTO-së thuhet se një predhë e panjohur goditi anën e djathtë të një anijeje mallrash, duke shkaktuar dëmtime në urën e komandimit.
Deri në këto momente, nuk është raportuar për viktima dhe as për pasoja mjedisore nga ky incident.
UKMTO njoftoi gjithashtu se autoritetet përkatëse kanë hapur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa anijeve që lëvizin në këtë zonë u është bërë thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
