Putin: Bjellorusia është bërë një fuqi bërthamore

“Bjellorusia tashmë është bërë një fuqi bërthamore pasi është ndërtuar centrali bërthamor bjellorus me pjesëmarrjen e Rusisë.

Ky është një hap serioz përpara zhvillimit ekonomik dhe teknologjik”, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Lartë të Shtetit.

“Kjo është një lëvizje shumë serioze, duke pasur parasysh që jo vetëm u ndërtua një stacion, por siç themi gjithmonë, po krijohet një industri.

Dhe në këtë kuptim, Bjellorusia, është bërë “pushtet bërthamor” ky është një hap serioz për zhvillimin e ekonomisë dhe sferave shkencore”, theksoi më tej Putin.


Shtuar 29.01.2024 18:52