Fituesi i Big Brother Kanada që mbështeti Luizin, tani në mbështetje të Blerandos në BBV Kosova

Fituesi i Big Brother Kanada, Kevin Jacobs, duket se është një ndjekës i rregullt i formateve të tilla.

Ai siç zbulohet ka ndjekur edhe edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.Në një video të shpërndarë në TikTok, Kevin është në mbështetje të Blerandos.

I njëjti mori vëmendje të madhe vitin e kaluar, pasi u tha se Luiz Ejlli ndoqi lojën dhe strategjinë e tij në Big Brother VIP Albania 2. Artisti shkodran madje është takuar me të në Kanada dhe e ka falënderuar për gjithë përkrahjen që ia ka dhënë asokohe.