Dhjetë milionë persona, mbi çereku i popullsisë – tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, tha shefi i agjencisë për refugjatë në Kombet e Bashkuara.
“Në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra kudo në botë, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha shefi i UNHCR, Filippo Grandi.
“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa që dhjetë milionë persona janë zhvendosur brenda vendit, apo si refugjatë jashtë Ukrainës”, tha ai.
UNHCR tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga shteti që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, 60,352 persona vetëm të shtunën janë larguar nga vendi.