Projekti 20 miliardë dollarësh i FIFA-s, Kushner: Po ta kuptonim politikën e futbollit, nuk do të përfshiheshim

Josh Kushner, drejtuesi ekzekutiv i Thrive Capital, ka komentuar për herë të parë publikisht dështimin e nismës së FIFA-s për një marrëveshje me vlerë 20 miliardë dollarë. Projekti parashikonte që investitorët e jashtëm të merrnin një pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Duke folur për New York Post, Kushner pranoi se gjatë bisedimeve kompania e tij nuk kishte arritur ta kuptonte dinamikën politike që karakterizon futbollin global.

Projekti, i quajtur FIFA Forëard Enterprise (FFE), kishte si objektiv sigurimin e deri në 4.2 miliardë dollarëve nga Thrive Capital dhe investitorë të tjerë të jashtëm.

Megjithëse fillimisht u paraqit si një mundësi e rëndësishme financiare për futbollin ndërkombëtar, propozimi i FIFA-s hasi kundërshtime të forta nga aktorë me peshë në këtë sport, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Reagimet më të ashpra erdhën veçanërisht nga Europa. Muajin e kaluar, anëtarët e UEFA-s miratuan në mënyrë unanime bojkotimin e Kupës së Botës, si formë proteste kundër marrëveshjes së propozuar.

Sipas Kushner, Thrive Capital iu bashkua negociatave duke besuar se projekti mund të sillte rezultate pozitive, por kompania nuk kishte parashikuar konfliktin politik që do të krijohej më pas.

“Edhe pse i ndanim motivet e FFE-së, nuk e kuptuam dinamikën politike të futbollit global dhe deri ku do të shkonin disa persona”, deklaroi Kushner.

Ai theksoi gjithashtu se Thrive Capital ka bashkëpunuar prej kohësh me palë të ndryshme. Kushner pranoi se kompania nuk do të kishte marrë pjesë në negociata, nëse do ta kishte ditur paraprakisht drejtimin që do të merrnin zhvillimet.

“Thrive ka një histori të gjatë bashkëpunimi me të gjitha palët e interesuara. Nëse do ta dinim se në çfarë drejtimi do të transformohej situata, nuk do të ishim përfshirë”, pranoi Kushner.


Shtuar 31.08.2026 19:24

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahis