Një aksident i rëndë në rajonin e Akhisarit, në Manisa të Turqisë, shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 27 të tjerëve.
Përplasja ndodhi të dielën në mëngjes, më 11 tetor, pranë pikave të pagesës së Akhisarit, në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir. Autobusi turistik u përplas me një kamion dhe më pas u përmbys.
Të lidhura
None found
Pas aksidentit, ekipet e shpëtimit nisën menjëherë operacionin për nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar në autobus. Për të arritur tek ata, shpëtuesit thyen xhamat e automjetit, i cili kishte mbetur i përmbysur.
Në vendngjarje u angazhuan forcat e emergjencës, policia, xhandarmëria, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancave. Personat e plagosur u dërguan në spitalet përreth për trajtim mjekësor.
Prefektura e Manisës njoftoi se bilanci i aksidentit ishte 11 të vdekur dhe 27 të plagosur. Megjithatë, ministri i Brendshëm turk, Mustafa Ciftci, deklaroi se vlerësimet fillestare flisnin për 37 persona të plagosur.
Autoritetet turke vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa ende nuk janë përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.




