Një zjarr në Kroacinë veriperëndimore të mërkurën herët shkatërroi 22 varka dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Por fatmirsisht nuk raportohet për të lënduar. Një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në marinën në Medulin, një qytet i vogël që është i popullarizuar nga turistët në pjesën veriore të detit Adriatik.
Pamjet tregojnë varkat duke u djegur nga një zjarr i madhë. Gjithashtu mediat lokale thanë se disa pronarë u hodhën në det për të shpëtuar ndërsa zjarrfikësit nxituan të ndajnë varkat ende të paprekura nga zjarri. Ndërkohë behet me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe autoritetet thanë se vendosën barriera në det për të ndaluar çdo dëmtim mjedisor.