Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në takimin e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League. Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe starton në orën 20:00.
Të lidhura
None found




Mes emrave që trajneri Edi Martini ka grumbulluar për këtë përballje bie në sy edhe portieri 20-vjeçar Rezart Bunjaj, i cili do të jetë në stol.


Megjithatë, një detaj i fundit i publikuar nga mediumi “Flashscore” ka shkaktuar konfuzion te tifozët.


Në profilin e Rezart Bunjajt është vendosur fotografia e sulmuesit Bekim Balaj. Si pasojë, Balaj shfaqet si një 20-vjeçar dhe me pozicionin e portierit, pikërisht në prag të ndeshjes ndaj Malishevës.


