Janë zbardhur informacione të reja lidhur me propozimin që Barcelona i ka bërë Borussia Dortmundit për Karim Adeyemin, ndërsa gazetari Luca Bendoni ka kundërshtuar raportimet e mëparshme mbi vlerën e kësaj lëvizjeje.
Të lidhura
None found
Sipas tij, oferta e paraqitur nga klubi katalunas përbëhet nga 20 milionë euro si pagesë fikse, si edhe 10 milionë euro të tjera në bonuse të varura nga paraqitjet.
Megjithatë, ky propozim nuk i afrohet ende pretendimit të Borussia Dortmundit, që vazhdon të kërkojë 40 milionë euro për kartonin e sulmuesit gjerman.
Ndërkohë, raportohet se Barcelona ka rënë dakord me 24-vjeçarin për termat personalë, dhe ai pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare në rast se dy klubet arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit.
Krërët e Barcelonës janë duke vijuar përpjekjet për të gjetur mirëkuptim me Dortmundin, me synimin që operacioni të përfundojë sa më parë.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi nuk ndodhet më në pozicionin ideal për të mbajtur një qëndrim me kërkesa shumë të larta, pasi kontrata e Adeyemit përfundon verën e ardhshme dhe forma e tij në sezonin e kaluar nuk ishte ajo që pritej.
