Njësoj si njerëzit, mënyra se si derrat pajtohen pas “luftimeve” konfirmon inteligjencën e tyre

The Economist

“Më pëlqejnë derrat”, supozohet se ka thënë dikur Winston Churchill. “Qentë na admirojnë, macet e mendojnë veten si superiorë, por derrat na trajtojnë si të barabartë.”

Por nuk është shumë e qartë nëse bashkëkohësi i Churchillit, George Orwell, i pëlqente gjithashtu derrat. Por, edhe ai, me siguri pa diçka që u mungonte kafshëve të tjera shtëpiake, sepse sipas tyre derrat janë krijesa sociale dhe shumë inteligjente.

Dhe, si të gjitha kafshët, ata ndonjëherë luftojnë.

Një studim i sapo botuar në Animal Cognition nga Ivan Norscia, një antropolog biologjik në Universitetin e Torinos, në Itali, dhe kolegët e tij, vlerësuan  një grup prej 104 derrash.

Në total, Norscia dhe ekipi i tij studiuan detajet e 216 luftimeve të derrave gjatë gjashtë muajve. Disa derra priren të jenë agresorë; të tjerët priren të jenë viktima. Kryesisht rezultati varet nga pesha, sepse, mes derrave (si, në të vërtetë, midis shumë kafshëve), kilogramët nënkuptojnë fuqi.

Agresori mund të kafshojë apo dhe të shkelmojë viktimën. Shumica e konflikteve përfunduan në sekonda, por disa zgjatën një ose dy minuta. Megjithatë, shumë nga dyluftimet mes derrave, Dr Norscia  donte të kuptonte rolin e derrave që nuk mernin pjesë por vetëm vështronin dhe se çfarë do të thonte kjo për aftësitë njohëse të derrave.

Duke qenë se zakonisht nuk kishte kohë të mjaftueshme që një derr të ndërhynte gjatë një konflikti (edhe pse kjo ndodhi), ai dhe kolegët e tij vlerësuan se çfarë ndodhi në tre minuta direkt pas një konflikti agresiv.

Ndonjëherë, ata zbuluan, se protagonistët e sajojnë vetë – për shembull, duke prekur hundët. Dr Norscia tha se marrëdhëniet midis të njejti grup janë më të sigurta që në fillim,  sepse me ata të një tjetër grupi.

Megjithatë, në raste të tjera, në dyluftim merr pjesë një derr i tretë. Ndonjëherë ky kalimtar vepronte si paqebërës, duke u angazhuar me agresorin dhe duke zvogëluar numrin e sulmeve të mëvonshme në krahasim me atë që mund të pritej ndryshe.

Ndërsa në raste të tjera, derri i tretë mbështeste viktimën. Kjo dukej se e qetësonte viktimën, sepse reduktonte sjelljet e lidhura me ankthin, si dhe lëndimet. Të ofrosh ngushëllim për viktimën i vendos derrat në një klub të vogël dhe të veçantë.

Disa primatë, duke përfshirë qeniet njerëzore, e bëjnë këtë. Kështu bëjnë disa sorra, elefantë, papagaj dhe disa brejtës, megjithëse deri më tani provat në lidhje me ta janë të pakta.

Kjo listë është e njohur për zoologët pasi përfshin grupe speciesh që dihet se kanë zhvilluar, pavarësisht nga njëri-tjetri, nivele të larta inteligjence, si individuale ashtu edhe sociale.

Megjithatë, inteligjenca sociale nuk duhet të jetë tërësisht altruiste. Derrat kishin më shumë gjasa të ndërhynin pas një konflikti nëse kishin lidhje të ngushta ose me agresorin ose me viktimën.

Ky është ndoshta një shembull i përzgjedhjes së të afërmve, i cili favorizon evolucionin e sjelljes. Njerëzit zakonisht kanë sjellje të tilla krysisht më të afërmit, e cila njihet si nepotizëm.

Kjo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar numrin e njerëzve me mbiemrin “Churchill” që janë ulur në Parlamentin e Britanisë.

/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 12:36