Një mesazh për Joe Biden ose një ndryshim në taktikë, pse Vladimir Putin synoi Lviv?

Raketat ruse kanë shenjëstruar qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, vetëm disa orë pasi një gjeneral i lartë rus tha se Moska po zvogëlon pushtimin e saj për t’u fokusuar në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës.
Që prej fillimit të luftës rreth 200 mijë banorë Ukrainas janë zhvendosur në Lviv për një strehë më të sigurt.
Por tashmë qyteti i Lvivit nuk është më streha e sigurisë për ukrainasit, pasi të shtunën rusët sulmuan me raketa një depo nafte në Lviv, shkruan Skynews.

Nga janë lëshuar raketat?

Kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sadovyi tha se sulmet ishin nga raketat që ishin lëshuar nga Sevastopol në Krime.
Të tjerë sugjeruan se sulmet u nisën nga një anije – një teori që pason videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë që tregon sulme të ngjashme në infrastrukturën ushtarake ukrainase nga Deti i Zi.

Pse Rusia mund të ketë sulmuar Lviv?

Presidenti rus Vladimir Putin mund të kishte pasur një sërë motivimesh të ndryshme për të sulmuar Lviv, thotë një ekspert ushtarak.
” Presidenti i SHBA Joe Biden ishte duke vizituar Poloninë në momentin e sulmit . Dhe ndonëse jo rreptësisht aq afër, padyshim mund të shihet si një mesazh për Perëndimin, shkruan Skynews.

Një tjetër mundësi është që shtypi botëror të jetë në Lviv. Ne kemi parë raporte që na tregojnë sesi njerëzit e qytetit po e kalojnë jetën e tyre si zakonisht. Mund të ishte një mënyrë për t’i thënë perëndimit se as qytetarët në Lviv nuk janë të sigurt, shkruan Skynews.


Shtuar 27.03.2022 16:20