Një shtetas italian që ngriti një dron është arrestuar në një zonë qendrore të Moskës.
Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi se arrestimi u bë pasditen e së hënës, në parkun Zaryadiye të kryeqytetit rus.
Nuk dihen detajet e personit të arrestuar, i cili sipas mediave ruse punon si anëtar i ekuipazhit të një kompanie ajrore italiane.
Sipas mediave, ai ka deklaruar se “do të bënte vetëm foto panoramike” dhe se “nuk e dinte se kishte një ndalim përkatës”.