Nga rrëmbimi te hedhja nga viadukti/ Hetimet zbardhin skenarin e vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

Hetimet për vdekjen e 45-vjeçares Lorena Isceri po nxjerrin në pah detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Barberino del Mugello, në Itali, ku gruaja u hodh nga një urë e autostradës.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake, ish-partneri i saj, 36-vjeçari Federico Vella, dyshohet se e kishte rrëmbyer Iscerin dhe e kishte futur në bagazhin e automjetit të tij.

45-vjeçarja mësohet se kishte arritur të hiqte lidhëset nga kyçet e duarve dhe më pas kishte njoftuar policinë. Komunikimi me qendrën e emergjencave zgjati rreth 20 minuta.

Gjatë pjesës së fundit të telefonatës, Vella dyshohet se hapi bagazhin e makinës. “Çfarë po bën?” ishin fjalët e fundit të dëgjuara para se lidhja telefonike të ndërpritej.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse Isceri ishte gjallë kur u hodh nga ura apo nëse kishte ndërruar jetë më herët për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Prokuroria e Firences po shqyrton edhe pistën se krimi mund të ishte planifikuar paraprakisht.

Rindërtimi fillestar i ngjarjes tregon se Vella ishte fshehur në garazhin e ish-partneres, me të cilën ishte ndarë në gusht të vitit të kaluar. Ai dyshohet se kishte dëmtuar mekanizmin e dyerve për t’i lënë të hapura dhe kishte pritur ardhjen e saj.

Kur 45-vjeçarja mbërriti për të parkuar automjetin, ish-partneri dyshohet se e goditi me grusht dhe i lidhi duart me lidhëse që i kishte marrë me vete. Më pas, ai e futi në bagazh dhe u largua nga vendi.

Në të njëjtin bagazh, sipas hetuesve, ndodhej edhe çanta e gruas. Pasi u lirua nga lidhëset, Isceri dyshohet se telefonoi nënën, një mik dhe numrin e emergjencës.

Forcat e policisë e lokalizuan makinën duke përdorur të dhënat e vendndodhjes së telefonit të 45-vjeçares. Në momentin kur efektivët arritën te viadukti, Vella dyshohet se e kishte nxjerrë gruan nga automjeti dhe e kishte hedhur përtej parapetit.

Gjatë përballjes me policinë, 36-vjeçari dyshohet se deklaroi se ishte tradhtuar dhe se ishte keqtrajtuar. Pak para ngjarjes, ai kishte publikuar në rrjetet sociale mesazhin: “Mirupafshim të gjithëve”.

Pas mbërritjes së efektivëve, Vella u hodh gjithashtu nga e njëjta urë dhe humbi jetën.

Autoritetet italiane po hetojnë rastin si vrasje të qëllimshme dhe kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të dy trupat.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë nëse Isceri ishte gjallë kur u hodh nga viadukti, ndërsa do të verifikohet edhe nëse Vella kishte konsumuar lëndë narkotike.

Telefonat e të dy personave janë sekuestruar dhe po analizohen për të rindërtuar komunikimet dhe lëvizjet e tyre.

Në kuadër të hetimit do të shqyrtohen gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë autostradës, si dhe regjistrimet nga kamerat e trupit të policëve që mbërritën në vendngjarje.


Shtuar 4.09.2026 15:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş