Dirk Schuebel, shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, zhvilloi takimin e tij të parë pas marrjes së detyrës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, në takim u trajtua synimi strategjik që Kosova, si një shtet shumëetnik dhe prosperues, të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Arritja e këtij synimi kërkon partneritet, qasje konstruktive dhe shfrytëzim të plotë të mundësive që ofron”, thuhet në njoftim.
