Një “përpjekje e vërtetë” po bëhet për të kthyer pengjet e mbajtur në Gaza, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur me familjet e tyre, Netanyahu tha: “Është shumë herët të thuhet se si do të ndodhë, por po bëhen përpjekje në këto ditë, në këto momente, pikërisht në këto orë.”
Të lidhura
None found
Kujtojmë se dje, Netanyahu përsëriti zotimin e tij për të mos tërhequr trupat nga Gaza deri në “fitoren totale” dhe kthimin e pengjeve.
Ai është zotuar vazhdimisht se do të vazhdojë luftën derisa Izraeli të shkatërrojë Hamasin, por gjithashtu mbetet nën presionin e SHBA-së për të planifikuar një rrugëdalje nga lufta.
