Netanyahu i kërkon Trump të ndalë furnizimin e Turqisë me F-35, rikthehen tensionet mes Ankarasë dhe Izraelit

Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit janë rikthyer sërish në vëmendje, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të mos japë miratimin për shitjen e sistemeve të armatimit që do të rrisnin fuqinë ajrore të Turqisë. Sipas tij, shqetësim mbetet retorika e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj shtetit hebre.

Të lidhura

None found

Në fokusin e bisedimeve mes Uashingtonit dhe Ankarasë ndodhet një marrëveshje me vlerë rreth 700 milionë dollarë, që parashikon furnizimin me motorë të rinj për avionët luftarakë turq, si edhe mundësia që Turqia të rikthehet në programin e avionëve F-35. Ankara u përjashtua nga ky program në vitin 2019, pasi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, të cilin SHBA e konsideron të papërshtatshëm me sigurinë e teknologjisë së F-35.

Së fundmi, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se Pentagoni po shqyrton një mundësi zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë Turqisë për të blerë këta avionë ushtarakë shumë të avancuar, edhe pse zotëron sistemin S-400. Në një intervistë për Fox Neës, Netanyahu tha se dhënia e F-35 për Turqinë, apo edhe e motorëve të rinj për avionët e saj luftarakë, do të ndikonte në ekuilibrin ushtarak në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se epërsia ajrore e Izraelit mbetet thelbësore për sigurinë në rajon.

Nga ana tjetër, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, bëri të ditur se më 15 dhe 16 korrik në Romë do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Izraelit dhe Libanit, në nivel ambasadorësh. Ai njoftoi gjithashtu se presidenti i Libanit, Joseph Aoun, pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 21 korrik.

Këto zhvillime ndodhin në një klimë shqetësimi për një valë të re tensionesh në rajon, pasi u raportua se një anije cisternë nafte është goditur nga një “predhë me origjinë të panjohur” teksa po lundronte drejt jugut pranë brigjeve të Omanit, afër Ngushticës së Hormuzit. Pas incidentit, në bordin e anijes shpërtheu një zjarr, ndërsa nuk raportohen viktima.


Shtuar 7.07.2026 13:33

BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet