Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov tha se ai nuk e përjashton mundësinë që Moska të vendosë sisteme raketore bërthamore si përgjigje ndaj vendosjes së planifikuar të raketave me rreze të gjatë veprimi të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

“Në këtë situatë, duke marrë parasysh tërësinë e vendeve anëtare të NATO-s, ne duhet të kalibrojmë përgjigjet tona pa përjetuar ndonjë kufizim të brendshëm, si të thuash, në lidhje me atë se çfarë, ku dhe kur është e mundur, e nevojshme dhe nëse ato duhet të jenë dislokuar”, tha zëvendësministri.

Më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet e saj për të filluar ngritjen e aftësive të zjarrit me rreze të gjatë në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e konsideroi këtë masë “të turpshme”, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se vendimi mund të çojë në një Luftë të Ftohtë midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.


Shtuar 18.07.2024 14:08