Mediat britanike paralajmërojnë largimin e Starmer, njoftimi për dorëheqje pritet të hënën në paradite dhe dorëzimi i çelësave të Downing Street

Këtë fundjavë, sinjalet që vijnë nga media dhe politika në Britani po interpretohen si tregues të qartë të një njoftimi të afërt për ndryshim në krye të qeverisë. Starmer ndodhet këtë të diel me familjen në rezidencën qeveritare në Chequers, ndërsa po këshillohet me bashkëpunëtorët e tij më të afërt për hapin që duhet të ndërmarrë për të ardhmen e Britanisë, pra për largimin nga posti që mban, dy vjet pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme.

Zhvillimi më i fundit është se Ministrja e Jashtme i ka kërkuar Starmer këtë të diel që të japë dorëheqjen. Kryeministri po përballet me një presion të jashtëzakonshëm që t’i hapë rrugë rivalit të tij, Andy Burnham, ende zyrtarisht kryebashkiak i Manchesterit, 56 vjeç, i cili hyri në parlament si deputeti më i ri. Ai shihet si kushti për të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe postin e Kryeministrit, pasi mposhti me dyfishin e votave edhe partinë populiste të Nigel Farage.

Të lidhura

None found

Në qarqet laburiste, ky konsiderohet argumenti kryesor se përse duhen ndërruar “kuajt e karrocës”, në mënyrë që të fitohen zgjedhjet e reja që kërcënohen nga partia Reforma e Farage, i cilësuar si babai i Brexit.

Megjithatë, gjithçka mbetet ende në nivel spekulimesh politike, ndonëse mediat britanike zakonisht tregohen shumë të sakta në zhvillime të tilla. Starmer ka deklaruar më parë se është i vendosur të luftojë dhe të përballet me çdo rival, por nëse ky qëndrim ndryshon, ai mund të zgjedhë të qëndrojë përkohësisht në detyrë gjatë një faze tranzitore, përpara se t’ia dorëzojë çelësat e Downing Street Burnham, i cili do të duhet të marrë njëkohësisht drejtimin e Laburistëve dhe postin e Kryeministrit.

Nëse Starmer vendos të largohet me efekt të menjëhershëm, atëherë një anëtar i kabinetit të tij do të duhet ta zëvendësojë përkohësisht. Por ky zëvendësim duhet të vijë nga vetë kabineti qeveritar, i cili më pas do të duhet të konsultohet me Komitetin Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste.

Pas kësaj, do të duhet të nisë gara për lidershipin e Partisë Laburiste. Sipas këtij skenari, çdo kandidat i mundshëm ka nevojë për mbështetjen e 20 përqind të deputetëve laburistë. Aktualisht, mbi 100 prej tyre janë shprehur për largimin e Starmer. Po ashtu, kërkohet edhe përkrahja ose e 5 përqind të degëve të partisë, ose e të paktën tre organizatave të lidhura me Laburistët, nga të cilat dy duhet të jenë sindikatat më të mëdha në vend.

Për momentin, mundësitë që Starmer të mbetet ende kryeministër po tkurren ndjeshëm dhe ditët e tij në detyrë duken të numëruara. Nëse largohet, ai do të jetë kryeministri i gjashtë i Britanisë në 7 vitet e fundit dhe një ndër dhjetë të tillë që janë ende gjallë, një situatë pa precedent në historinë britanike. Megjithatë, pikëpyetja më e madhe mbetet reagimi i Starmer, duke nisur nga e hëna.


Shtuar 21.06.2026 13:51

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetpadişahbetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş