Masakra e gazetarëve: 32 punonjës të medias, të vrarë në Ukrainë

Vrasja e gazetarit francez 32 vjecar Frederic Leclerc-Imoff ne Ukraine ka shkaktuar tronditje të thellë. Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Ondre Azoule, e dënoi këtë akt barbar e bëri thirrje për një hetim të plotë, i cili të identifikojë autorët e krimit e t`i nxjerrë ata përpara drejtësisë. Leclerc-Imoff u vra në Ukrainën lindore teksa mbulonte një operacion evakuimi në një qytet aty pranë.

“Gazetarët që punojnë çdo ditë në Ukrainë për të na informuar për realitetin e luftës duhet të mbrohen nga çdo sulm”, insistoi Azule, që kërkoi me ngulm respektimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e punonjësve të medias. Sipas VolodymirZelenskyt, që nga fillimi i agresionit rus, gjithsej 32 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë.

Të lidhura

None found

“Pak më shumë se një muaj më parë dhashë një intervistë për këtë kanal televiziv. Ishte intervista ime e parë për mediat franceze gjatë luftës së plotë. Ngushëllimet e mia të sinqerta për kolegët dhe familjen e Frédéric”, tha Zelensky duke iu referuar gazetarit që thuhet se u godit nga predha teksa mbulonte një operacion evakuimi në Ukrainë.