Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe partnerja e tij Julia Schwanholz janë martuar.
“Dasma u zhvillua disa javë më parë”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Pistorius, 63 vjeç dhe shkencëtarja politike, Doris Schröder-Köpf, të dy anëtarë të socialdemokratëve në pushtet, janë shfaqur vazhdimisht në publik së bashku.
Që kur Pistorius mori postin e kreut të Ministrisë së Mbrojtjes më shumë se një vit më parë, ai u bë shpejt politikani më popullor në Gjermani, sipas sondazheve të opinionit.
Mbështetja e tij e palëkundur për Ukrainën ka rritur ndjeshëm popullaritetin ndaj tij.