Rusia dhe Perëndimi janë përfshirë në një luftë diplomatike mbi fatin e grurit të Ukrainës dhe se si mund të nxirret në mënyrë të sigurtë në tregjet botërore përmes Detit të Zi.
Nëse plani për të futur grurin ukrainas në tregun botëror dështon, një pjesë e rendësishme e kësaj lufte diplomatike lidhet edhe me faktin se kush do të kenë pas opinionin publik në rast se pamundësia për të furnizuar tregjet me grurë të sjellë uri në botë.
Të dyja palët po kryejnë takime diplomatike në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke u përpjekur të fajësojnë kundërshtarin e tyre për rritjen e çmimeve në ushqimet bazë dhe plehrat kimike. Siç dihet, Rusia dhe Ukraina eksportojnë më shumë se 1/4 e grurit botëror, ndërsa Rusia është eksportuesi kryesor i plehrave në botë. Indeksi i Çmimeve të Plehrave sipas Bankës Botërore u rrit me pothuajse 10% në tremujorin e parë të 2022. Ky është treguesi më i lartë i të gjitha kohërave, raporton abcnews.al.
Çfarë do të ndodhë me 20 milionë ton drithë ukrainas?
Ajo që tani është bërë një çështje jetë a vdekje për të gjithë planetin është fati i 20 milionë tonëve drithë të bllokuara në Ukrainë. Problemi kryesor është se si këto sasi do të eksportohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të shmanget rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe gjithashtu të ruhet prodhimi i ardhshëm ukrainas që aktualisht nuk mund të magazinohet për shkak të shkatërrimeve të luftës, por edhe bllokimit të prodhimit të vitit të shkuar.
Megjithatë, dërgesa e grurit ukrainas nuk është e mundur për shkak të bllokadës detare të vendosur nga Rusia në portin e Odessas në Detin e Zi, por edhe për shkak të minave lundruese të vendosura nga Ukraina për të parandaluar pushtimin e portit nga forcat ruse, Rusia, nga ana e saj, ka thënë se heqja e sanksioneve ndaj produkteve dhe plehrave të saj detare është një kusht kyç për heqjen e embargos ndaj ukrainasve, raporton abcnews.al.
Takimi kritik Lavrov-Erdogan
Takimi i ardhshëm i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan është i një rëndësie të madhe, por diçka që nuk pritet të ndodhë para datës 8 qershor. Objekt i diskutimit të tyre do të jenë propozimet e Turqisë për lehtësimin e situatës në Odesa dhe për shoqërimin e anijeve me ngarkesa drithi në Bosfor, përgjatë një korridori detar. Erdogan foli me Vladimir Putin për propozimin të hënën dhe sipas palës turke, Putini ishte i gatshëm të bashkëpunonte, në varësi të kushteve.
Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia është përgjegjëse për tranzitin detar drejt dhe nga Deti i Zi.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu tha të martën se siguria ushqimore ishte çështja më e rëndësishme: “Ne po fokusohemi në këtë. Ne planifikojmë të ngremë një qendër monitorimi korridori në Stamboll”.