LDK-ja mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, 355 delegatë votojnë për të ardhmen politike të Abdixhikut

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zhvillon Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin 355 delegatë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të mbetet në drejtimin e partisë apo do të largohet nga posti i kryetarit.

Të lidhura

None found

Mbledhja e jashtëzakonshme u iniciua pas dorëzimit, në mesin e muajit korrik, të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e saj. Kërkesa siguroi përkrahjen e të paktën një të tretës së delegatëve, siç parashikohet nga kriteret statutare.

LDK-ja njoftoi se Sekretariati i Përgjithshëm kreu verifikimin dhe konstatoi se ishin përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara në Statutin e partisë për organizimin e këtij procesi.

Duke ushtruar kompetencat që i njeh Statuti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi që Kuvendi të mbahet më 30 korrik, duke nisur nga ora 18:00.

Pas fillimit të kësaj procedure, Abdixhiku i ndërpreu përkohësisht negociatat për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, deri në përmbylljen e votëbesimit për të.

Në rast se delegatët e mbështesin dhe ia rikonfirmojnë drejtimin e LDK-së, ai pritet të rifillojë bisedimet lidhur me formimin e institucioneve. Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është planifikuar për 6 gusht.

Sipas LDK-së, procedura në tërësi do të zbatohet duke respektuar Statutin e partisë, standardet demokratike, transparencën institucionale dhe vullnetin e shprehur nga delegatët.


Shtuar 30.07.2026 08:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet