Kylie Jenner shtatzënë për së dyti, plani i saj është të arrij 7 pasardhës

Modelja me famë botërore dhe femra më e ndjekur në Instagram, Kylie Jenner është shtatzënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë public Kejtlin, i ati i Kylies, i cili u kthye në grua në vitin 2015. Por vetë modelja nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje

Shtatzëninë e parë me vajzën Stormi që erdhi në jetë 3 vite më parë, ajo arriti ta mbajë sekret shumë mirë para syve të mediave, të cilat deri në muajt e fundit nuk e vunë re falë linjave perfekte.

Nuk dihet nëse zbulimin, i ati ia ka bërë pa dëshirën e saj.

Por për shtatzëninë e parë kur ajo ishte vetëm 21 vjeç, Kylie u shpreh se dëshironte ta mbante sekret deri në fund së bashku me bashkëshortin Trejvis Skot, pasi në atë kohë ndihen ende e vogël për të pasur një fëmijë.

Kylie Jenner ka në plan të ketë deri në 7 pasardhës./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 20:02