Këngëtarja, Jennifer Lopez nuk ngurroi të tregojë hapur listën e yjeve që refuzuan ftesën në filmin e saj të ri, “This Is Me… Now” , përfshirë edhe ata që kishin dyshime për filmin. “Askush nuk dëshiron të më thotë jo, e kuptoj këtë. Por kur një aktori nuk i pëlqen një skenar ose mendon se nuk është mjaftueshëm i mirë për të, kjo është ajo që do thotë. Unë e di. Unë e kam bërë”, u shpreh ajo gjatë një telefonate me menaxherin e saj.
Më poshtë keni listën e 11 yjeve që refuzuan Jennifer Lopez-in. Duket e pabesueshme, por këta 11 të famshëm refuzuan ofertën.
Taylor Swift tha “jo”, me sa duket për shkak të turneut të saj “Eras”. Swift ka performuar më parë me Jennifer gjatë turneut të “Red” duke e nxjerrë për të kënduar “Jenny From the Block”.
Aktori ishte “i padisponueshëm”. Ata nuk kanë punuar kurrë bashkë, por ndoshta duke qenë se të dy janë shenja e Luanit, nuk do duronin të ndanin protagonizmin. Ylli i “White Lotus” ishte gjithashtu “e padisponueshme”. Të dyja kanë punuar në “Shotgun Wedding”, ku Coolidge luante vjehrrën histerike të J.Lo. Këngëtarja dha të njëjtën arsye si dy të lartpërmendurit. Ato kanë punuar bashkë në filmin “Hustlers”.
Duket e pabesueshme, por këta 11 të famshëm refuzuan ofertën
Të dyja luajtën në “Second Act”, por ekipi i Hudgens nuk e pranoi ofertën e Jen. “Oh, lëre fare”, ishte përgjigjja e këngëtares.
Ariana Grande nuk mund të merrte pjesë në film sepse “ajo do të ishte në Londër deri në shtator”, ku po xhironte filmat e “Wicked”. Vajzat nuk kanë punuar bashkë, por pëlqimi mes tyre është i përbashkët, pasi JLo postoi një selfie me Grande në 2018, ku shkroi “e dua këtë të voglën”. Në “This Is Me…Now”, ka edhe një fragment të shkurtër për këngën e Ariana-s, “thank you, next”.
Reperi thjesht “nuk ishte i disponueshëm, për fat të keq”. Ai dhe J.Lo kanë frekuentuar grupe të përbashkëta për vite me radhë, por nuk kanë punuar kurrë së bashku.
Sipas J.Lo, Khloé Kardashian kishte pranuar por më pas u tërhoq. Ajo madje dha një arsye përse Kardashian dhe yjet e tjerë mund të jenë tërhequr. “Njerëzit kanë frikë që ta shfaqin veten aty”, i tha ajo koreografit të saj.
Duket e pabesueshme, por këta 11 të famshëm refuzuan ofertën
Në një moment, J.Lo mendoi që të ftonte Bad Bunny, pasi bashkëpunoi me reperin në hitin e vitit 2018 “Te Guste” dhe ndau me të skenën e “Super Boël Halftime” në vitin 2020. Megjithatë, nuk dihet nëse atij iu ofrua pjesa dhe e refuzoi apo nëse J.Lo dhe ekipi i saj thjesht nuk e ftuan.
Anthony Ramos fillimisht do të luante partnerin abuziv të kërcimit të J.Lo në videon “Rebound”, duke i dhënë atij një rol më të madh se shumica e të famshmëve në film. Megjithatë, ai hezitoi sepse dukej se koncepti sillte aludime për ish-bashkëshortin e J.Lo, Marc Anthony, me të cilin ai është mik. Pavarësisht përpjekjeve për ta qetësuar, Ramos u tërhoq dhe roli iu dha Gilbert Saldivar.
SZA nuk u përmend në film, por në ekran mund të shihej që në listën e Këshillit të Zodiakut, këngëtarja ndodhej në shenjën e Akrepit por emri i saj është zhgarravitur. Keke Palmer, një tjetër bashkëpunëtore e JLo në “Hustlers” mori rolin çka do të thotë se SZA kishte të ngjarë të ishte pjesë e filmit, por nuk u realizua.