Izraeli pranohet zyrtarisht në Eurovizion 2024, këngëtarja ndryshon titullin dhe tekstin e këngës

Izraeli do të lejohet të konkurojë në ‘Eurovision Song Contest 2024’ pas ndryshimit të tekstit në këngën e tij. Këngëtarja Eden Golan do të përfaqësojë vendin në Suedi këtë maj. Kënga e saj origjinale, “October Rain”, mendohej se i referohej sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe ishte ndaluar për shkeljen e rregullave mbi neutralitetin politik.

Transmetuesi publik i Izraelit ra dakord të ndryshojë këngën, tani të titulluar Uragani, dhe do ta zbulojë atë këtë fundjavë.

“Grupi i Referencës së Konkursit, bordi i tij drejtues, mori vendimin për të pranuar këngën ‘Hurricane’ për konkursin e ardhshëm pas shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit. U ra dakord që ‘Uragani’ plotësonte kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në përputhje me rregullat e konkursit.” shkruhej në deklaratë.

Transmetuesi izraelit Kan ishte zotuar më parë të mos ndryshonte tekstin, por presidenti i vendit Isaac Herzog më vonë bëri thirrje për “rregullime të nevojshme” për të siguruar që Izraeli të mund të marrë pjesë në konkurs.


Shtuar 7.03.2024 22:06