ISIS merr përsipër sulmin në Gjermani: Hakmarrje për vrasjen e myslimanëve në Gaza

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati, raporton Reuters.

Autori është cilësuar  si një “ushtar të Shtetit Islamik” nga grupi militant në një deklaratë e shpërndarë në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”


Shtuar 24.08.2024 22:08