ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Moskë

“Reuters” ka raportuar se shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi ditën e sotme në Moskë.

ISIS ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram duke thene se sulmuesit kanë ikur pa u kapur nga Policia ruse.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të krishterëve në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.


Shtuar 22.03.2024 23:06