Irani rihapi bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për një konflikt me SHBA-në dhe Izraelin prej 20 vitesh

Irani ka rihapur një pjesë të konsiderueshme të bazave të tij nëntokësore të raketave, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme amerikane dhe izraelite, duke treguar kufizimet e strategjisë së bombardimeve ajrore, vlerësojnë ekspertët.

Sipas një raporti të CNN, Teherani ka rihapur 50 nga 69 hyrjet e tuneleve të goditura në 18 objekte raketore nëntokësore. Po ashtu, janë riparuar rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara gjatë sulmeve.

Të lidhura

None found

Ekspertët theksojnë se Irani vijon të zotërojë rezerva të mëdha raketash të ruajtura nën tokë, të mbrojtura nga objekte të ndërtuara në thellësi të mëdha. Kjo i mundëson vendit të ruajë aftësitë e tij raketore edhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga bombardimet.

“Ata janë përgatitur për një konflikt të tillë prej më shumë se 20 vitesh”, tha Timur Kadyshev nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politika të Sigurisë në Universitetin e Hamburgut.

Ndërkohë, Pentagoni ka përsëritur se ushtria amerikane mbetet e gatshme të veprojë kurdo që të jetë e nevojshme, ndërsa situata në rajon vazhdon të mbetet e tensionuar.


Shtuar 31.05.2026 22:59

Tags: ,
ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişmadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişJojobetCasibomromabetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişcasibom