Hedh bojë në një kuti votimi në Moskë, gruaja arrestohet menjëherë nga policia

Një incident i madh është regjistruar në qendrat e votimit në rajonin Tyumen të Siberisë. Sipas mediave të huaja një grua ka hedhur bojë jeshile brenda kutisë votimit. Lajmin e ka konfirmuar kreu i Komisionit Zgjedhor të Rusisë, Ella Pamfilova.

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se ishte ngritur kallëzim penal kundër një gruaje që hodhi bojë jeshile në një kuti votimi në përpjekje për të prishur procesin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA tregojnë një grua të re që voton para se të derdhë me qetësi një lëng të gjelbër në kutinë e votimit. Sipas pamjeve të transmetuara, menjëherë është regjistruar arrestimi i saj.

Gruaja, emri i së cilës nuk u emërua, u akuzua më vonë për “pengim të ushtrimit të së drejtës së votës ose punës së komisioneve zgjedhore”. Krimet e kësaj natyre parashikojnë një dënim maksimal deri në pesë vjet burg.

Rusët nisën sot të drejtohen drejt qendrave të votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vendit, të cilat do të zgjasin deri të dielën dhe pritet të sigurojnë një mandat të ri për Vladimir Putin.


Shtuar 15.03.2024 20:15