“Furnizimi me armë, rruga drejt paqes”, Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Ukrainë nëse mbizotëron tiranía

“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe ta furnizojnë atë me më shumë armë, sepse nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse tirania triumfon mbi lirinë.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në Oslo gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të Konfederatës Norvegjeze të Biznesit.

“Furnizimi me armë, në fakt, është rruga drejt paqes… Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse shtypja dhe tirania mbizotërojnë mbi lirinë dhe demokracinë”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës dhe u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që të investojnë më shumë në mbrojtje, të heqin qafe varësinë nga regjimet totalitare dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë./Albeu.com/ 


Shtuar 5.01.2023 19:07