Flakët masive në veri të Madridit mbeten të pakontrollueshme, 28 lokalitete evakuohen dhe mbi 260 mijë hektarë shkrumb e hi

Një incend i fuqishëm, i cili filloi para disa ditësh rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit spanjoll, vijon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar, duke përpirë më shumë se 260 mijë hektarë tokë të mbuluar me pyje dhe kultura bujqësore.

Të lidhura

None found

Territore të gjera të Parkut Kombëtar Sierra Norte, në zonën e Guadalajara-s, janë përfshirë nga flakët, sipas të dhënave të autoriteteve spanjolle, teksa më shumë se 1.200 banorë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre. Gjithsej 28 qendra të banuara janë zbrazur deri tani dhe fatmirësisht nuk ka të dhëna për humbje jete.

Puna për fikjen e vatrave po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa zyrtarët e përshkruajnë situatën si jashtëzakonisht të rëndë për shkak të shtrirjes së madhe të zjarrit.

Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page, nënvizoi se fokusi kryesor mbetet shpëtimi i njerëzve. Sipas tij, “mbrojtja e jetëve është absolutisht prioritare”.

Pritshmëritë janë që kushtet të përkeqësohen edhe më shumë, sepse duke filluar nga e marta, Spanja do të përballet me valën e tretë të të nxehtit këtë stinë vere. Termometrat pritet të kapërcejnë 40 gradë Celsius në shumë rajone të vendit, duke shtuar rrezikun për zgjerimin e mëtejshëm të flakëve.

Në një zhvillim tjetër, një zjarr pranë Zaragozës është arritur të vihet nën kontroll pasi përvëloi rreth 150 mijë hektarë tokë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin si intensitetin ashtu edhe frekuencën e episodeve të temperaturave ekstreme, duke krijuar një mjedis gjithnjë e më të favorshëm për zjarre me pasoja shkatërrimtare.


Shtuar 20.07.2026 15:32

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom giriş