Europa ndez dritat e Krishtlindjeve: 10 tregjet festive dhe datat kur hapin dyert

Nëntori sapo ka filluar, por në disa nga qytetet më të bukura të Evropës tashmë po ndihet fryma e Krishtlindjeve. Birmingami e nisi sezonin e tregjeve festive më 5 nëntor, ndërsa Vjena i hap dyert më 6 nëntor.

Mijëra drita zbukurojnë sheshet historike dhe shtëpizat e drurit mbushen me ëmbëlsira të traditës e dhurata artizanale. Në ajër përzihen aromat e verës së ngrohtë dhe të erëzave tipike, duke lajmëruar ardhjen e periudhës më festive të vitit.

Të lidhura

None found

Për vitin 2026, gazeta britanike “The Independent” ka renditur 10 prej tregjeve më mbresëlënëse të Krishtlindjeve në Evropë. Lista përfshin qytete të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Belgjikës dhe vendeve të tjera, ku ndërthurja e traditave, zbukurimeve dhe gjallërisë festive u ofron vizitorëve një përjetim të veçantë.

1. Birmingham, Britani – 5 nëntor

Sezonin e tregjeve të Krishtlindjeve e ka hapur i pari Birmingami, ku tregu i njohur i Frankfurtit nisi të presë vizitorët më 5 nëntor dhe do të vijojë deri më 24 dhjetor.

Në Sheshin Victoria, atmosfera të sjell ndër mend një copëz Gjermanie: aty zhvillohet tregu më i madh gjerman i Krishtlindjeve jashtë Gjermanisë dhe Austrisë. Bratwursti, shniceli, vera e ngrohtë dhe gatime të tjera dimërore janë ndër shijet tradicionale që mund të provohen.

Një tjetër ndalesë është Sheshi i Katedrales, ku rreth 50 tezga paraqesin punime artizanale për dhurata dhe një larmi produktesh të festave.

2. Vjenë, Austri – 6 nëntor

Pallati madhështor Schönbrunn bëhet pikënisja e festimeve në kryeqytetin austriak më 6 nëntor. Tregu i ngritur përpara tij do të mirëpresë publikun deri më 6 janar 2027.

Vjena do të marrë pamjen e një skene festive falë më shumë se një duzine tregjesh. Mes shtëpizave të zbukuruara prej druri, vizitorët mund të provojnë gatimet tradicionale austriake, ndërsa tregu historik Freyung ofron mundësi për të blerë dhurata.

Përvojën e plotësojnë Fshati i Krishtlindjeve në Sheshin Maria Tereza dhe Vienna Ice World, pista e akullit që renditet ndër ndalesat më të veçanta.

3. Budapest, Hungari – 13 nëntor

Edhe Budapesti hyn herët në ritmin e festave: tregjet e kryeqytetit hungarez çelen më 13 nëntor dhe mbeten të hapura deri në ditën e Vitit të Ri.

Në Sheshin Vörösmarty vendosen shtëpiza druri me produkte të traditës dhe ushqime festive. Përpara Bazilikës së Shën Stefanit zhvillohet një tjetër treg i rëndësishëm, ku vizitorëve u ofrohet edhe një pistë patinazhi.

Punimet e artizanatit tradicional dhe dhuratat e bëra me dorë zënë një vend të veçantë në këto tregje. Rrugët ndërkohë mbushen me aromën e kanellës së ëmbëlsirave të famshme të oxhakut.

4. Kopenhagen, Danimarkë – 13 nëntor

Më 13 nëntor nis sezoni festiv edhe për Kopenhagenin. Kopshtet historike Tivoli kthehen në një prej pikave më tërheqëse të kësaj periudhe, me tregun që do të funksionojë deri më 3 janar 2027.

Mijëra drita dhe tezga me produkte festive ndryshojnë pamjen e parkut të famshëm të argëtimit. Krahas aktiviteteve të ndryshme, vizitorët kanë mundësi të bëjnë edhe patinazh në akull.

Një ngjarje që spikat është parada tradicionale e Shën Luçisë, e planifikuar më 13 dhjetor. Kajakë të ndriçuar kalojnë nëpër kanalet e qytetit dhe krijojnë një shfaqje të veçantë.

5. Lille, Francë – 18 nëntor

Në Lille, në veri të Francës, tregu i Krishtlindjeve pret vizitorët nga 18 nëntori, ndërsa festimet përfundojnë më 30 dhjetor.

Shtëpizat tradicionale prej druri zënë vend në Sheshin Rihour. Në to shiten lodra, dhurata dhe shije franceze, përfshirë tartiflette me djathë të shkrirë dhe vafla me çokollatë.

Pamja festive e Grand-Place mbizotërohet nga një rrotë gjigante panoramike. Çdo të premte, në orën 18:00, muzikës i bashkohen artistët mbi shtylla të ndriçuara dhe shfaqjet e festave, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri tregut.

6. Brugge, Belgjikë – 20 nëntor

Aktiviteti “Winter Glow” e vesh qytetin mesjetar të Brugge-s me pamjen e një përralle dimërore nga 20 nëntori deri më 3 janar 2027.

Në sheshet Markt dhe Simon Stevinplein, tezgat sjellin punime artizanale, gatime tradicionale e pije të ngrohta. Përreth tyre, mijëra drita ndriçojnë ndërtesat historike.

Arkitektura dalluese dhe kanalet piktoreske i japin atmosferës një hijeshi të mëtejshme. Së bashku, ato e rendisin Brugge-n ndër vendet më romantike ku mund të përjetohen Krishtlindjet në Evropë.

7. Berlin, Gjermani – 23 nëntor

Me nisjen e sezonit më 23 nëntor, Berlini u ofron dashamirësve të tregjeve të Krishtlindjeve një larmi të madhe zgjedhjesh: në lagjet e qytetit shpërndahen më shumë se 80 tregje.

Disa prej tyre do të presin vizitorë deri në fund të dhjetorit. Mes më të njohurve renditet ai i Spandau-t, lagjja historike në perëndim të kryeqytetit gjerman.

Gendarmenmarkt sjell frymën tradicionale të Krishtlindjeve gjermane. Në Alexanderplatz, ndërkaq, përvoja merr një tjetër trajtë, falë tregut mesjetar, karuselit tradicional dhe aktiviteteve të tjera festive.

8. Bazel, Zvicër – 26 nëntor

Tregu i Krishtlindjeve në Bazel hapet më 26 nëntor dhe e mbyll sezonin më 23 dhjetor.

Sheshet Münsterplatz dhe Barfüsserplatz do të presin rreth 155 tezga. Oferta e tyre përfshin dhurata tradicionale, zbukurime për pemën e Krishtlindjeve dhe gatime zvicerane, mes të cilave raclette me djathë të shkrirë dhe salçiçe.

Përtej tregut, vizitorët mund të sodisin qytetin nën ndriçimin festiv, sidomos nga zona e Katedrales dhe Kulla e Shën Martinit.

9. Strasburg, Francë – 27 nëntor

I njohur me cilësimin “kryeqyteti i Krishtlindjeve”, Strasburgu nis më 27 nëntor sezonin e tregut të tij të famshëm. Festimet do të vazhdojnë deri më 24 dhjetor.

Ky qytet francez ka një prej tregjeve më të hershme dhe më të mëdha të Krishtlindjeve në vend. Place de Broglie pret rreth 100 tezga, kurse përreth katedrales madhështore mund të gjenden specialitete të shumta tradicionale të Alsasës.

Me ndërtesat historike, zbukurimet dhe dritat e festave, Strasburgu mbetet ndër destinacionet më të kërkuara të kësaj periudhe të vitit.

10. Zagreb, Kroaci – 28 nëntor

Lista e 10 tregjeve më mbresëlënëse mbyllet me Zagrebin. Në kryeqytetin kroat, festimet fillojnë më 28 nëntor dhe përfundojnë më 7 janar 2027.

Sheshet, parqet, rrugët për këmbësorë dhe galeritë nëntokësore do të strehojnë të paktën një duzinë tregjesh. Kështu, qyteti do të marrë pamjen e një fshati të madh të festave.

Dekorimet plot ngjyra, aktivitetet dhe shumëllojshmëria e produkteve tradicionale pritet ta bëjnë Zagrebin një tjetër destinacion tërheqës për turistët që kërkojnë të shijojnë magjinë e Krishtlindjeve në Evropë.


Shtuar më 6.11.2026 19:25

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber