Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj Benjamin Netanyahut dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin të mërkurën pasdite. Presidenti turk u zotua se myslimanët nuk do të heqin dorë kurrë nga të drejtat e tyre për Jerusalemin Lindor dhe premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë palestinezët mes sulmeve izraelite.
“Ne nuk do të lejojmë që Jerusalemi të përdhoset nga duar të pafe, megjithëse e di që hidhërimi i admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Ankara.
Ai vuri në dukje krenarinë e përkatësisë në një komb që ngriti flamurin e Islamit për shekuj me radhë dhe i shërbeu Jerusalemit për 400 vjet. Ai iu referua faktit se nën sundimin mysliman qyteti u bë një vend paqeje dhe bashkëjetese, ndërsa kishte respekt për të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve.
Lufta e Turqisë që Jerusalemi të bëhet një qytet paqeje, sigurie dhe harmonie vazhdon pa ndërprerje apo tërheqje”, tha Erdogan.