Emigranti 33-vjeçar shpallet fajtor për përdhunimin e një të moshuare pranë një kishe në Londër

Brooke Dessallier, 33 vjeç, me origjinë nga Eritrea, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje të moshuar pranë Kishës së Shën Gjonit, në Harrow, në veriperëndim të Londrës.

Të lidhura

None found

Autoritetet britanike e cilësuan atë si një person të rrezikshëm, i cili kishte zgjedhur si shënjestër një viktimë të pambrojtur dhe të cenueshme.

Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Kurorës në Harrow, ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 23 korrikut të vitit të kaluar. 33-vjeçari e largoi të moshuarën, e cila ishte në gjendje të dehur, nga një stol dhe e çoi pas një gardhi, në një hapësirë me bar, ku e sulmoi seksualisht.

Dhuna zgjati rreth 20 minuta dhe mori fund vetëm pasi një grua, e cila e kishte parë situatën nga dritarja e banesës së saj, ndërhyri duke lajmëruar menjëherë policinë.

Prokurori Simon Shannon tha se pamjet e kamerave të sigurisë të këshillit lokal tregonin të pandehurin teksa e tërhiqte viktimën nga stoli drejt zonës së gjelbëruar.

Prokuroria deklaroi se ai e ndalonte herë pas here sulmin sa herë që pranë vendit kalonte ose afrohej ndonjë person.

Kur efektivët mbërritën në kishë, Dessallier u gjet i fshehur pas një tabele të objektit fetar, ndërsa e moshuara ndodhej e shtrirë në tokë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pretendoi fillimisht se kishte dashur ta ndihmonte gruan pasi e kishte parë në gjendje të dehur. Në procesin gjyqësor, 33-vjeçari përdori një përkthyes.

Por, pasi policia i shfaqi pamjet e kamerave, ai e ndërpreu intervistën, u këshillua me avokatin dhe më pas nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. Gjithashtu, ai nuk dha dëshmi gjatë gjyqit.

Avokatët e mbrojtjes u thanë anëtarëve të jurisë se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme për të vërtetuar përdhunimin, duke i paralajmëruar ata të mos lejonin që reagimi emocional ndaj çështjes të ndikonte në vendim.

Megjithatë, juria e gjeti Dessallier fajtor. Sipas raportimeve, ai nuk shfaqi emocione as kur në sallën e gjyqit u shfaqën pamjet e sulmit.

Pas vendimit, drejtuesi i hetimit e përshkroi 33-vjeçarin si një “shkelës të rrezikshëm”, duke nënvizuar se ai kishte vënë në shënjestër një grua të moshuar, të pambrojtur dhe të cenueshme.

Ai vlerësoi edhe reagimin e shpejtë të qytetarëve, që ndihmoi në arrestimin e të dyshuarit në vendngjarje.

Ndërkohë, policia britanike u ka bërë thirrje personave që mund të kenë përjetuar sulme të ngjashme seksuale të kontaktojnë autoritetet, duke u siguruar mbështetje dhe trajtim të kujdesshëm për rastet e tyre.


Shtuar 17.08.2026 19:41

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom