Ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net është sulmuar kibernetikisht, ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Të lidhura
None found
Ministria njoftoi se incidenti ishte regjistruar vetëm pak minuta përpara se informacioni të bëhej publik.
“Ju informojmë se para pak minutash, ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net ka qenë cak i një sulmi kibernetik”, thuhet në njoftim.
Derisa ueb-faqja të rikthehet dhe të jetë plotësisht funksionale, qytetarët mund t’i dërgojnë kërkesat dhe ankesat në adresën elektronike [email protected] ose nëpërmjet Viberit, në numrin +383 (0) 46 311-000.
Duke i falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, ministria deklaroi se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të tyre.
