E dënuara për trafik droge i rrëmben armën policit dhe e plagos në aeroport

Të shtëna me armë janë regjistruar në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle të Parisit, ku raportohet se një doganier është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur brenda aeroportit kur një grua peruane e arrestuar për trafikimin e disa kilogramëve kokainë hapi zjarr ndaj tij, raporton Protothema.

E dyshuara ka arritur t’ia rrëmbejë armën doganierit dhe e ka qëlluar vetëm një plumb, duke e plagosur punonjësin në bark.

Sulmi ndodhi teksa punonjësi po shoqëronte të burgosurën në tualet, gjatë kontrollit, në bagazhin e të resë peruane u gjetën tre kilogramë kokainë.

Gruaja u arrestua dhe u akuzua për tentativë për vrasje dhe shkelje të ligjit për drogën.


Shtuar 28.07.2023 22:45