Arrestohet “gangsterja” shqiptare në Londër (EMRI)

Një 25 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia britanike, me akuzën e falsifikimit. mediat raportojnë se 25-vjeçarja Lirie Delishi është vënë në pranga, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga policia, pasi akuzohej për falsifikim dokumentash.

“Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banim në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu”,- raportojnë mediat e huaja.

Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj.

Delishi është duke zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit e lënë e lirë me kusht. Ndërkohë seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në  16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court.


Shtuar 21.09.2023 18:39