Dyshohet se kishte kryer marrëdhënie me dy gjimazistë, mësuesja vetëvritet një ditë pas arrestimit

Një ditë pasi u arrestua për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dy nxënës të mitur, një mësuese në Alabama i ka dhënë fund jetës.

Më herët, gruaja ishte shpallur “Mësuesja e vitit” në gjimnazin ku punonte. Sipas mediave të huaja, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.

Gruaja besohet të ketë qëlluar veten me një karabinë rreth 24 orë pasi u arrestua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme ‘RA Hubbard’ dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson media.

Edhe pse autopsia finale ende nuk është bërë me dije, të dhënat e para flasin për një akt vetëvrasjeje.


Shtuar 1.06.2021 17:32