Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve BRIT Awards ku ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Lipa gjithashtu pritet të bëjë edhe hapjen e eventit.
E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Me flokët e saj të kuq të stiluar thjeshtë dhe një make up tërheqës Dua përfundoi look-un e saj.
Këngëtarja është nominuar si për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”. Ceremonia e BRIT Aëards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.