“Do të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha aftësitë e mia”.
Ky ishte mesazhi i parë publik i mbretit Charles që kur u diagnostikua me kancer dhe filloi trajtimet të cilave i është nënshtruar për pesë javët e fundit.
Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Komonuelthit dhe do të dorëzohet në Westminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm, përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin William.
Në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është incizuar, Mbreti Charles do të thotë, sipas The Sun, se “pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonwealth ka qenë një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie gjatë gjithë jetës sime”.
“Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia”, do të shtojë mbreti britanik.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku,” do të thotë gjithashtu Mbreti Charles.
Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën Windsor me Charles që thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm./albeu.com