Disa ditë pasi ai ndëroi jetë në qelitë e burgut në Artik,trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny, i është dhënë nënës së tij disa ditë pasi ai ndëroi jetë në qelitë e burgut në Artik.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.
“Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka postuar Yarmysh në rrjetet sociale.
Yarmysh shtoi se nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, është ende në Salekhard, qyteti i Arktikut ku mbahej trupi i djalit të saj.
Navalny vdiq të premten e 16 shkurtit në një burg të largët në Arktik.
Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.
Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm. Putin nuk po konkurron kundër asnjë opozite kuptimplotë dhe pritet të kalojë në mandatin e pestë në detyrë.
Si një prej figurave më të rëndësishme të opozitës, 47-vjeçari ishte në burg nën akuza që, sipas kritikëve të Kremlinit, kanë qenë të motivuara politikisht.
Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.
Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.