Dalin pamjet, shkrumbohet vila 2.4 milionë dollarë e Beyonce (VIDEO)

Një rezidencë historike prej 2.4 milionë dollarë në New Orleans, e cila thuhet se është në pronësi të Beyonce, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës. Mediat e huaja shkruajnë zjarri është nën hetim si një “zjarrëvënie e thjeshtë”.

Zjarri filloi në orën 18:15 dhe u shua plotësisht në 20:30, pasi 22 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes. Kështu ka raportuar një zëdhënës i departament për “The Post”.

“Nëse ata nuk do të kishin shkuar menjëherë, mund të kishte qenë shumë më keq. Është një shtëpi historike “, u shpreh zëdhënësi, i cili shtoi se nuk ka pasur njerëz të lënduar dhe asnjë evakuim.

Gjithashtu bëhet e ditur se departamenti ka marrë një raport për një person të dyshimtë në zonë, gjatë kohës që ka rënë zjarri në shtëpinë që thuhet se është e çiftit të famshmë, Beyonce dhe Jay-Z.


Shtuar 23.07.2021 13:43